Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka mohuar prerazi çdo lidhje me Jeffrey Epstein, duke i quajtur pretendimet shpifje dhe duke kërkuar që ato të ndalen menjëherë.

Ajo gjithashtu hodhi poshtë thashethemet se Epstein e kishte prezantuar me bashkëshortin e saj, Donald Trump, duke i cilësuar si përpjekje për të dëmtuar reputacionin e saj.

Në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump bëri thirrje për organizimin e seancave dëgjimore në Kongres për të mbijetuarit e trafikimit seksual të lidhur me Epstein, duke theksuar rëndësinë e fokusit tek viktimat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata vjen në një kohë kur çështja Epstein vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe publike dhe të shoqërohet me pretendime dhe teori të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?