Merita Halili rrëfen dhimbjen e madhe: Kam humbur babanë, vëllain, por ikja e…

Mbretëresha e muzikës popullore qytetare, Merita Halili, e ftuar në programin “Lart e Poshtë” në “RTSH1-HD”, ka folur për herë të parë për humbjen e nënës se saj dy vite te shkuara.

“Përpara nënës kam humbur vëllain, ai iku shumë i ri dhe nëna nuk mundi të duronte… E kam përjetuar shumë keq. Unë e kam humbur shumë e re babanë, por ikja e nënës ishte akoma dhe më e vështirë”, ka rrëfyer Halili.

Ajo ka folur gjithashtu për projektet e reja, që shumë shpejt do të shohin dritën e publikimit. Bashkë me Meritën në studio ka qenë dhe bashkëshorti i saj, Raif Hyseni, ku nuk kanë munguar rrëfimet për veprimtarinë e përbashkët dhe historinë e tyre 27-vjeçare./ revistawho.com

SHKARKO APP