Meritoni pas debatit me Romeon: E kam njohur me biznesmenë, s’ja jepte dorën askush
Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi nuk kanë mundur ta ruajnë shoqërinë e tyre në “BBV” pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin dhe shpesh herë janë përfshirë në debate.
Pas spektaklit të djeshëm, Meritoni është hapur me Jetmirin, ku shprehet tepër i zhgënjyer nga Romeo, pasi ka qenë ai që e ka ndihmuar dhe e ka njohur me shumë njerëz në Prishtinë. Madje Meritoni shprehet se i ka qëndruar pranë, kur askush tjetër nuk i ka besuar.
“Kur s’ja ka dhënë dorën askush, unë ja kam dhënë. Nuk po flas vetëm për këtë. Po flas për profesionalizëm. S’i ka shkuar askush nëpër studio. Kur se ka njohur Prishtinën, e kam sjellë në Prishtinë, e kam njohur me biznesmenë, e kam bërë shok me njerëz që ia ka parë hajrin. Ka edhe gjëra shumë më të thella. S’i ka besuar askush. Kam qenë në televizione që s’i ka qëndruar askush afër. Unë i di vetë reperat kur më kanë marrë në telefon.”– tha Meritoni.