Mik me Oltën, por Amos Zaharia flet troç se kush e fiton ”Big Brother Vip 2”: Sovrani ka folur

Shumë i komentuar për deklaratat jo shumë të hijshme brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 2”, aktoriAmos Zaharia vijon të jetë aktiv me intervistat dhe deklaratat e tij. Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme aktori tregoi se u “dorëzua” nga loja në momentin që sipas tij, kuptoi që “lufta” e tij për parimet nuk po dëgjohej. Ai tregoi se ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, por është “ndaluar” nga produksioni.

Edhe pse mik i ngushtë me Olta Gixharin, Amosi habiti jo pak kur iu përgjigj pyetjes “Kush do të fitojë”. Ai dha emrin e Luizit. Arsyetimi i tij ishte fakti se këngëtari ka marrë një pëlqyeshmëri të madhe jashtë.

“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton. Olta i ka ndjenjat mikse jashtë”,-tha Amosi.

SHKARKO APP