Miley Cyrus është ndarë edhe nga Cody Simpson

Duket se ka mbaruar gjithçka në mes këngëtares amerikane, Miley Cyrus dhe partnerit të saj, Cody Simpson.

Meqenëse ajo u nda nga e dashura Kaitlynn Carter, ylli i hitit “Wreckin Ball” vetëm disa javë më vonë ishte parë në krahët e muzikantit amerikan.

Megjithatë, raportet në Amerikë thonë se tashmë marrëdhënia e tyre ka ‘rënë në ujë’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është pohuar se Miley, 26-vjeçe, aktualisht dëshiron të “përqëndrohet në veten” pas ndarjes së saj tronditëse nga aktori Liam Hemsworth, 29 vjeç, gjashtë muaj më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një i brendshëm i tha Radar Online: “Ata po bëjnë pushim, por duan të mbesin miq”. “Ajo tha se ajo thjesht duhet të përqëndrohet në veten e saj”.

Këngëtari 22-vjeçar tha në tetor se është “shumë, shumë i lumtur” me lidhjen e tij me Mileyn.

Burimi shtoi: “Kjo romancë me Cody është e gjitha e dizajnuar për të shtypur ish-partnerin e saj, Liam”.

“Për të qenë i drejtë, çdo gjë ka të bëjë me të kaluarën, sepse ai është një djalë i mirë që në fund të fundit e do atë”.

Sidoqoftë, Liam duket se po ecën përpara edhe pse nuk është përfolur akoma për ndonjë romancë të re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?