Miley Cyrus uron Shën Valentinin me fotot e dasmës së saj sekrete

Miley Cyrus ka ndarë me fansat fotot e dasmës së saj me Liam Hemsworth.

Këngëtarja 26 vjeçare shënjoi ditën e të dashuruarve me albumin e saj të dasmës për 83 milionë ndjekës.

Miley postoi gjashtë foto në total, duke treguar fustanin e nusërisë, stiluar nga Vivienne Westwood në gjithë madhështinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotoja e parë tregon një imazh të ëmbël në bardhë e zit ë Miley-t dhe bashkëshortit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ylli (që në fëmijëri) vendosi diçiturën e thjeshtë: “Shën Valentini im i  çdo dite @liamhemsworth”.

Miley dhe Liam lidhën martesë në një ceremony modeste në shtëpinë e këngëtares, në Tennessee më 23 dhjetor.

Liam më herët rrëfeu se as ai e as gruaja e tij nuk do donin të kishin një dasëm shumë të madhe dhe të ekzagjeruar.

Ai tha asokohe: “Ne kurrë nuk kemi dashur të bëjmë një ceremony ekstravagante apo shumë trumpetuese.”

“Ne duam thjesht, e di, ne na duket paksa e sikletshme e gjitha kjo.”

“Ne e dimë mirë çfarë ndjejmë për njëri tjetrin, por donim të bënim diçka të thjeshtë dhe organike dhe shumë familjare.”

“Por ishte një ditë shumë e bukur. Vërtet, vërtet e veçantë.”

Më herët këtë javë, Liam u detyrua të mos ishte pjesmarrës në premierën e filmit të tij të fundit, pasi u shtrua në spital, me atë që ai e quajti: “Disa gjëra të bezdisshme të shëndetit.”

Në vend të tij ishte Miley, ndërkohë që revista People raportoi se problem shëndetësor i Liam lidhej me gurët në veshka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?