Miranda Kerr nënë për herë të tretë, vjen në jetë Myles

“Jemi të lumtur për ardhjen në jetë të Myles dhe falenderojmë të gjithë për fjalët e bukura dhe urimet në këtë moment të veçantë të jetës tonë’.

Kështu modelja australiane, ish engjëlli i Victoria’s Secret, Miranda Kerr, 36 vjeç, njofton ardhjen në jetë në fëmijës së saj të tretë.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një detaj të kopertinës kushtuar të voglit Myles, që e ka me bashkëshortin 29-vjeçar Evan Spiegel, Ceo dhe themeluesi i Snapchat.

Të dy janë prindër të Hart, 17 muaj, ndërsa top modelja ka edhe një djalë 8 vjeç, Flynn, që e ka me ish bashkëshortin Orlando Bloom.

SHKARKO APP