Miss Albania, Kokomani: Kam jetën time…

Ish-miss Albania, Deta Kokomani thotë se nuk është e dashura e Ervis Martinajt, siç është shkruar për të. Duke folur në Report tv, ajo thekson se e ka harruar atë kohë.

“Unë i kam dhënë fund asaj historie dhe kaq. Kam jetën time. Është temë që unë e kam harruar, ka me muaj dhe thjesht mediat po e shfrytëzojnë tani për përfitimet e veta dhe unë s’dua fare”.

Kokomani mohon fjalët që kanë qarkulluar në media se ajo ka thënë që Ervis Martinaj ka qenë me një vajzë tjetër kur u zhduk duke sqaruar shkurt: “Se kam thënë këtë”.

SHKARKO APP