Miss Serbia në ndihmë për të prekurit nga tërmeti

Përtej ndasive politike, duket se në tragjedinë që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit nuk ka dallime! Të asnjë natyre! As ato politike, kulturore, ekonomike, të gjitha janë bërë 0, përpara solidaritetit të pashoq dhe ndihmës që edhe në këto momente po vjen nga të katërt anët e botës për vendin tonë.

Këtë herë, është radha e Miss Serbisë, Irina Jovanka! Duket se prej ditës së parë që ajo ka mësuar për katastrofën natyrore që goditi Shqipërinë, bukuroshja nga Serbia është treguar e gatshme dhe ka udhëtuar drejt vendit tonë për të dhënë ndihmën e saj direkte, pranë të prekurve nga tërmeti. E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Irina tregoi eksperiencën e saj jetësore pranë të lënduarve në Durrës, Laç dhe Vorë.

Irina u shpreh se nuk ka në dispozicion shumë para, por me protagonizmin e saj mund të sensibilizojë mjaftueshëm njerëz që të ndihmojnë Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë moment të vështirë për të gjithë. Irina na tërhoqi vëmendjen për iniciativën e saj për të ardhur në Shqipëri për të dhënë ndihmën e saj dhe gjithashtu për të qëndruar në krahë të banorëve të disa zonave të prekura nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë. Gjithashtu ajo ka postuar edhe disa foto në Instastory, ku shihet se po bashkëpunon me një organizatë kosovare për të shpërndarë vetë ndihmat në terren. “Të ndihmosh të tjerët të bën të lumtur”,-shkruan ajo mbi një foto.

SHKARKO APP