Misteri i vdekjes së 22-vjeçares në hotel, i dashuri: U shkaktua nga loja e seksit

Një 22-vjeçare britanike u gjet e vdekur në banjën e një hoteli në Zvicrën jugore, njofton policia.

I dashuri i saj 29-vjeçar gjerman është në paraburgim, i cili në deklaratën për policinë se vdekja u shkaktua nga një “lojë seksi” që nuk shkoi sic duhej. Mediat britanike e kanë identifikuar me emrin Anna Florence Reed, por ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Ndërkohë, thuhet se ekzaminimi që iu bë pas vdekjes tregon se humbi jetën nga mbytja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe tha se po ofronte ndihmë për familjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat zvicerane raportuan se gruaja ishte duke qëndruar në Hotel La Palma au Lac në Muralto, në rrethin e Locarnos, me të dashurin e saj, i cili jeton në Zyrih. Ende vijojnë hetimet e policisë për rrethanat e vdekjes. Ka dyshime se është kryer një vrasjeje të qëllimshme.

Disa klientë në hotel dëshmuan se kishin dëgjuar debate nga dhoma e çiftit një natë para se ajo të gjendej e vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?