Modelja çmendurisht e dashuruar me partneren: S’kam turp për ato që ndjej

Modelja Cara Delevingne përflitet shpesh si për karrierën ashtu edhe për jetën e saj private. Pak kohë më parë ajo ka pranuar se është biseksuale duke u komentuar gjatë në media.

Në intervistën më të fundit që ajo ka realizuar me revistën “Elle” Cara është shprehur rreth jetës së saj personale si lidhjes që ka aktualisht.

Modelja dhe aktorja ka theksuar se ndihet një njeri më i mirë kur është e dashuruar si dhe ka pranuar se aktualisht është ‘çmendurisht’ e dashuruar me të dashurën e saj Ashley Benson.

“Nuk dua të jem më kaq e mbyllur rreth jetës sime, që njerëzit të mendojnë se ka diçka që më vjen turp. Por nuk kam qenë në ndonjë lidhje ku gjërat kanë qenë kaq shumë publike”,-tha Delevingne.

Ajo dhe e dashura e saj e kanë nisur lidhjen e tyre që në maj të vitit 2018.

 

 

SHKARKO APP