Modelja iraniane arratiset duke kërkuar azil në Francë

Modelja Iraniane Neggzia ,29 vjeç  në vendin e saj Ayatollah akuzohet për përhapjen e një “kulture anti-islame”, dhe për këtë meriton burg.

Ishte viti 2017 dhe vetëm sot ajo del dhe tregon historinë e saj për “Le Parisien”.

Një histori guximi, frike, vështirësi: kërcënuar, grabitur, e detyruar të jetojë në rrugë për muaj të tërë. Pas kësaj ajo arriti te arratiset në Paris në vitin 2018 ku paraqiti kërkesën e saj për azil politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo filloi të jetojë duke  shitur  çantën me rrobat e saj për 10 euro,. Një jetë e vështirë për shumë muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ditës, kërkoi vende të ngrohta për të marrë strehim dhe për të marrë një sinjal wi-fi për të mbajtur aktive dhe  llogarinë e saj në Instagram.

Historinë e saj e prek një avokat i lindur në Francë, por me origjinë iraniane, i cili vendos të ndjekë çështjen e saj .

Tani ajo duhet të presi dhe shpresoj.

Jurisprudenca e fundit e Gjykatës Kombëtare të Azilkërkuesve (CNDA) i konsideron gratë viktima të persekutimit për shkak të kushteve të tyre.

Duhet  të kalojnë 3 muaj  për pranimin e kërkesës për azil.  Por ajo nuk heq dorë:

“Nuk mund të kthehem në vendin tim pa rrezikuar jetën time, nuk kam asgjë për të humbur”.!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?