Moderatorja e motit, Keisi Shtëpani: Nga baleti tek modelingu, sot në TV

Pas baletit, modelingut dhe sportit, radhën e ka ekrani i madh. Kjo është sfida e radhës për Keisi Shtëpanin, të cilin do ta shohim çdo ditë duke dhënë parashikimin e motit në ekranin e “News 24”. Vite më parë në balet, ndonëse shumë e vogël në moshë ajo përdorte me shumë mjeshtëri gjuhën e trupit në spektakle televizive, çdo fundjavë në arenën e Cirkut Kombëtar e kudo ku kishte aktivitete. Në pak kohë arriti të kërcejë tangon dhe shumë pjesë të tjera të vështira për moshën e saj.

Televizioni u bë pjesë e pandarë për të, po ashtu dhe salla e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. E kështu kalonin ditët dhe muajt me stërvitje intensive. Përpjekjet finalizoheshin me shfaqe, ku duartrokitjet e spektatorëve e bënin më optimiste për të vazhduar përpara.

Pavarësisht aktiviteteve dhe stërvitjeve çdo ditë, në shkollë rezultatet do të ishin të shkëlqyera. Më pas Keisi do të angazhohej me volejbollin ku do të radhitej ndër më të mirat e ekipit. Modelingu do të bëhej pjesë e aktivitetit të saj. Shumë spektakle dhe paraqitje skenike dhe televizive.

Tashmë në universitet dhe në ekran, pjesë e ”News 24”. Pasioni për ekranin vazhdon si prezantuese e motit. E bën me shumë dashuri moderimin, kërkon çdo ditë nga vetja. Shpeshherë kujton se që e vogël ka ndjerë nga afër përgjegjësinë para kamerave. Përgjegjësinë para spektatorit. Ndërsa tani të teleshikuesit.

SHKARKO APP