“Moj ti qenke bërë më gënjeshtare se Olta”, Ronaldo përplaset keq me Nitën
Nita dhe ronaldo kanë pasur një sërë përplasjesh gjatë kësaj jave. Teksa po sqaroheshin gjatë spektaklit të sotëm, ata vijuan përballjet, pasi Ronaldo tha se Nita donte të dilte si person i dhunuar. Ndërkohë, Nita deklaroi se nuk ishte ky qëllimi i saj.
Nita: Mu thaftë goja që të nominova
Ronaldo: Nita donte të dilte si një grua e dhunuar, e keqtrajtuar.
Nita: Kush tha që më dhunove?
Ronaldo: Moj ti qenke bërë më gënjeshtare se Olta.
Nita: Thashë që nuk guxon njeri me më prek
Ronaldo: Besoj se ka psikologë që nëse do më shihnin mua keq, do më merrnin dhe do më trajtonin, nuk i mbeti Nitës kjo.