Momenti epik në ”Grammy Awards”/ Doja Cat fiton një çmim, por po urinonte kur u shpall fituese
Gjatë ndarjeve të çmimeve ”Grammy Awards 2022” ndodhi një moment epik. Kur Avril Lavigne tha emrin e Doja Cat dhe SZA si fitueset e kategorisë për performancës më të mirë Best Pop Duo/Group në “Kiss Me More”, vetëm SZA u ngjit në skenë për të pranuar çmimin dhe bërë falenderimet përkatëse. Ku ishte Doja Cat?
Sigurisht që në tualet. Duke u përpjekur me gjithë forcat të mbaronte në kohë, për të mos humbur momente historike si këto.
“Nuk kam urinuar kurrë më shpejt se sot në jetën time”,-tha reperja kur pasi u ngjit me vrap në skenë. Mes lotësh dhe emocionesh, Cat ja doli të mbante një fjalim të ëmbël, të cilin e ç’dramatizoi sërish duke përmendur urinimin.
“Kjo është shumë e rëndësishme. U fokusova aq shumë për të urinuar shpejt. A është përmendur ndonjëherë fjala urinë në Grammy? Mendoj se kjo është hera e parë”.