Monika flet për divorcin: Ende sot i ndjej paragjykimet

Aktorja shumë e dashur nga publiku, dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” Monika Lubonja ishte e ftuar si opinioniste mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Për’puthen”.

Mes të tjerash, ajo ka rrëfyer vështirësitë si pasojë e divorcit të saj. Monika tha se është ndier e paragjykuar nga shoqëria edhe sot e kësaj dite.

“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmon guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhëtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?