”Mos u kthe”, Semi publikon këngën e krijuar nga Yll Limani (VIDEO)

Artistja Semi Jaupaj, një nga banoret e ”Big Brother Vip Albania”, ka publikuar këtë të martë këngën e re, në bashkëpunim me Yll Limanin.

Kënga titullohet “Mos u kthe”, ndërsa artistja i këndon një historie dashurie që ka përfunduar dhe ajo nuk e kërkon më.

“Emrin tim thuaje sot, merre dhe shkele në tokë, nuk më paske dash më së shumti në botë, A e din si është mos me u zgju dhe mos me u gzu që je gjallë. Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret, mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë”, janë disa nga vargjet e baladës.

SHKARKO APP