Mozzik paralajmëron projektin e ri: Në dhjetor ‘do ta djeg lojën’ sërish

Mozzik u kthye fuqishëm në skenë në javën e parë të muajit nëntor me këngën “Dhelpër dinake” që ka thyer shumë rekorde.

Që në ditët e para të publikimit, kënga u shndërrua në hit dhe vazhdon të jetë një prej realizimeve më të pëlqyera të momentit.

Tash kur kanë kaluar vetëm dhjetë ditë nga postimi i klipit të ri, videoja muzikore është shikuar afro shtatë milionë herë në YouTube.

Swiss Digital Desktop Reklama
Mozzik - Dhelper Dinake (prod. by Rzon)

Në ndërkohë, reperi ka paralajmëruar se në dhjetor do të vijë me një tjetër projekt të këtij niveli.

Swiss Digital Mobile Reklama

“S’kam qare pa e djegur lojën edhe njëherë në dhjetor. Kështu që e kam edhe një surprizë të madhe për juve”, ka shkruar Mozzik në një postim në Instagram

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?