Mozzik publikon këngën e re: Ku je zemra ime, a je mirë? (VIDEO)

Reperi Mozzik publikoi këngën e tij të re në orën 00:00 të së premtes, siç e kishte premtuar. “Zemra ime” mban titullin kënga e tij e re, e cila gjendet tashmë në kanalin zyrtar të reperit në YouTube bashkë me klip. Muzika dhe produksioni janë realizuar nga producenti Rrzon, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Mozzik. Klipi i këngës është mjaft interesant, pasi këtë herë reperi ka vendosur që ta xhirojë në një burg. Ana vizuale i është besuar produksionit kosovar, Entermedia.

Mozzik - Zemra ime (prod by. Macloud & Bawer)

SHKARKO APP