”Mu kthy krejt ti fali zemër”, kujt po i çon këtë mesazh Xheneta në krah të Drenushës?

Xheneta Fetahu, finalistja e dytë e ”Big Brother Kosova Vip 3” vijon që të jetë kryefjalë dhe të zgjojë shumë interes për publikun. Që pas finales, Xheneta nuk ka folur ende, pasi shumë përflitet se ajo do të jetë banore në ”Big Brother Albania Vip 4”. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ajo shihet nën shoqërinë e Drenushës dhe video shoqërohet me një këngë ku në një pjesë thuhet ”mu kthy krejt ti fali zemër”. Dedikim për Gjestin? Mbetet për tu parë nëse ajo do të jetë banore në ”Big Brother Albania Vip 4”.

SHKARKO APP