Mund të martoheshin që nesër, zbulohet arsyeja pse Klea dhe Elgiti shtyjnë dasmën!!!

Klea Huta dhe Elgit Doda mund të martohet që nesër nëse do të merrej për bazë vetëm dëshira e tyre. Por, në fakt çifti duket se po e shtyn jo pa shkak ceremoninë e kurorëzimit të historisë së tyre të dashurisë.

Ka një arsye që qëndron pas dasmës së munguar deri më tani dhe këtë e ka zbuluar vetë kompozitori i njohur.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje në Instagram se kur do të martohet me Klean, Doda dha një përgjigje të sinqertë dhe tërësisht të kuptueshme.

“Po na paguat dasmën, që nesër”, përgjigjet Elgiti duke zbuluar kështu se çifti që dëshiron të lidhë kurorë në ditën kur janë njohur bashkë po mendon të bëjë një ceremoni të veçantë e ndaj do t’ju duhet edhe shumë para pse jo për të pasur dasmën e ëndrrave që dëshiron çdo çift në fakt.

SHKARKO APP