Ndahet nga jeta aktori i “The lion”

Aktori i Lion King, Andile Gumbi ka vdekur pasi pësoi një arrest kardiak në Izrael javën e kaluar.

Gumbi, 36 vjeç, ishte në Izrael duke luajtur rolin e mbretit Nebu në Daniel The Musical, në Teatrin e Jeruzalem.

Në një deklaratë thuhej: “Me trishtim të thellë ne ndajmë lajmin që Andili ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Andile mori kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm.

Ne kërkojmë që familjes t’i jepet hapësirë për tu pikëlluar dhe që privatësia e tyre të respektohet gjatë kësaj kohe të vështirë. Familja do të bëjë një deklaratë në kohën e duhur,” tha ekipi prodhues i “Daniel The Musical”.

Ai interpretoi në “The Lion King” për 10 vjet nga viti 2003 në Australi, Shangai, Johannesburg, Londër dhe në Broadway në New York.

 

SHKARKO APP