Ndahet nga jeta nëna e këngëtares së njohur shqiptare
Dita e sotme është një ditë e trishtë për këngëtaren shqiptare Kaltrina Selimi.
Nëna e këngëtares është ndarë nga jeta dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Kaltrina me postimin e fundit në rrjete sociale.
Ajo ka postuar një foto të zezë dhe njofton me dhimbje se nëna e saj ndërroi jetë.
“Miq te dashur! Me dhimbje të thellë ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë ndërroj jetë. Varrimi behet sot me 05.11.2019 ne ora 14 ne varrezat e Prishtinë“, shkruan këngëtarja.