Ndërron jetë aktorja që luajti rolin e të dashurës së 007

Aktorja e filmave Bond, Nadja Regin shuhet në moshën 87-vjeçare.

Aktorja Nadja Regin, e cila u shfaq në dy filma të James Bond-it, ka ndërruar jetë  në moshën 87-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e filmave 007 në Twitter, e cila shprehej: “Mendimet tona janë me ato të familjes dhe miqve në këtë kohë të veshtirë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne vitin 1963 aktorja ishte rekrutuar për të luajtur rolin e të dashurës së stacionit te bosit MI6, Alim Kerim Bey ne filmin me titull ‘From Russia with love.’

Swiss Digital Mobile Reklama

E lindur në Beograd të Serbisë, Regin filloi të aktronte në shtëpi dhe në Gjermani përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të viteve 1950-të.

Ajo mori pjesë në disa filma britanikë përpara se të merrte rolin në filmin ‘From Russia ëith love’.

Ne vitet ’70 Regin punoi për kompani si Rank Film dhe producentët e filmave horror, Hammer, duke përzgjedhur tekste filmash për produksion.

Ajo së fundmi publikoi novelën e saj ‘The victims and the fools’ (në shqip: ‘Viktimat dhe budallenjtë’) me emrin e saj te plotë Nadja Poderegin.

Libri përshkruan  romancën midis një poeti idealizues dhe një kërcimtareje të bukur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?