Ndjekësit sulmojnë Kim Kardashian: Nuk je një nënë e denjë

Kim Kardashian po përballet sërish me kritika në Instagram. Kësaj here arsyeja e kritikave është looku i 6-vjeçares, North West.

Nëna e katër fëmijëve publikoi një foto me vajzën e saj të madhe, por ajo që ra në sy më tepër ishin  vathët super të mëdhenj të vogëlushes.

Shumë komentues e quajtën Kim-in një “nënë të padenjë”, pasi sipas tyre ajo po ndikon në zgjedhjet aspak të hijshme që po bën e bija.

“North nuk duhet të vendosë vathë aq të mëdhenj në moshën 6-vjeçare”, shkruan një komentues.

“Kim po e vesh vajzën sipas moshës së saj. Kjo nuk është fare në rregull, seriozisht”, shkruante një tjetër.

Vetë Kim Kardashian nuk ka reaguar për kritikat, por gjithsesi në një foto pasardhëse e bija shfaqet pa vathë.

https://www.instagram.com/p/B15JTR7A7Mk/

SHKARKO APP