Ndodh puthja e parë mes Kristit dhe Keisit (VIDEO)
Në shtëpinë e Big Brother u zhvillua “Mbrëmja e Vajzave”. Ishte radha e Oltës që zgjodhi pyetjen rastësisht dhe ishte: Zgjidh tre meshkuj të shtëpisë dhe me njërin prej tyre do putheshe, me njërin do martoheshe dhe njërin do eliminoje. Nëse nuk zgjedh të përgjigjesh atëherë duhet të puthesh në buzë me njërin nga meshkujt e shtëpisë”.
Keisi sigurisht që zgjodhi të puthej me Kristin, por në kuadër të lojës.
Kujtojmë se ata kanë nisur një njohje me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së famshme, Big Brother VIP Albania, edhe pse Kristi ka një lidhje jashtë (të cilën Keisi nuk është në dijeni). Edhe se e mohoi një gjë të tillë, e dashura e Kristi bëri një reagim në rrjete sociale, duke zbuluar bisedën e fundit me të të realizuar më 24 dhjetor, ditën e nisjes së Big Brother VIP.
Nga ana tjetër, Sabiani nuk është dakord me lidhjen e tyre, pasi ka mësuar romancën e Zazës dhe Kristit. Madje ai ka hequr nga Instagrami Keisin, si veprim që lë të kuptojë se është kategorikisht kundër veprimeve që po kryen brenda.