Ndonëse ndarja ia shpif, Khloe Kardashian zbulon përse fton Tristan Thompson në festa

Khloe Kardashian vijon të jetë tepër e zemëruar me Tristan Thompson që prej ndarjes së tyre, por nuk ia mohon të bijës qëndrimin me të.

Madje ajo e ftoi për ditëlindjen e parë të True dhe e shpjegoi arsyen duke treguar se ndarja ia shpif.

“Në fakt ta shpif. Këto janë emocionet tona personale. Tristan dhe unë u ndamë jo para shumë kohësh, prandaj cdo gjë “zien” ende, por do bëj gjithcka që ajo të ketë momente të bukura. True është një vjece dhe nuk e di se cfarë po ndodh. Unë nuk e ftova Tristan sepse mendova që True do ta mbajë mend këtë moment pasi nuk do ta mbajë. Unë e bëra sepse ajo do shohë fotografitë e fëmijërisë kur të rritet dhe babai i saj duhet të jetë aty”, tha Khloe në intervistë për “Divorce Sucks”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?