Ndryshim drastik në ‘Kënga Magjike 2019’!

“Kënga Magjike 2018”, fitues i së cilës qe Flori Mumajesi me “Plas” u karakterizua nga një sistem fare i thjeshtë votimi, ku vendi i parë u përcaktua nga vetë artistët.

Por kjo mënyrë e të votuarit nuk do të zgjasë më, të paktën jo në edicionin e 21- të! Përmes një postimi në Instagram, Ardit Gjebrea ka lajmëruar ndjekësit se “Kënga Magjike 2019” do të rezervojë një risi përsa i përket votimit.

“Nëse në votim për natën finale do të ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen këngamagjike.com, atëherë Kanita do të ishte në Finale! Edicioni i 21- të do të vijë me ndryshim në votime: Këngëtarët + Vota e publikut në Internet + Vota e Jurisë New Artist”,-shkruan Arditi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?