“Në film do ta vrasë”, Beatrix ikën nga Shqipëria një javë para finales së BB Vip (FOTO)

Pa dyshim që “Big Brother Vip Albania” është emisioni më i komentuar në Shqipëri, dhe kudo që ka shqiptarë. Para disa ditësh, në shtëpinë më të famshme në vend ishin të ftuar për darkë një grup artistësh.

Ishte Ermal Mamaqi që nisi të ngacmonte aktorin Donaldin, duke përmendur Bora Zemanin, teksa i tha se do ta marrë në filmin e tij. Duke e marrë situatën me sportivitet, Donaldi ia ktheu se duhet ta paguajë mirë.

Ndërhyrja e Salsano Rrapit ku thotë se Donaldi do ta “vrasë” dhe Trixën gabimisht në film, shkaktoi të qeshura. Kjo skenë e ka lënë të mërzitur këngëtaren, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët, duke shmangur kështu dhe takimin me të dashurin e saj.

Shakaja e cila u bë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka bërë që këngëtarja të presë biletën e avionit dhe të largohet nga vendi, Nuk dihet nëse ajo do të jetë në finalen e madhe të 1 shkurtit, për të mbështetur të dashurin e zemrës.

 

SHKARKO APP