Në lidhje të re? Egli Tako: Stop, mjaft është mjaft. Edhe me tim atë po të më shihni do të shkruani
Egli Tako u bë dje qendër e thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie. Në rrjet qarkulluan disa video ku ajo shihej në shoqërinë e një mashkulli misterioz gjatë pushimeve në jug. Sipas disa fansave që komentuan pamjet, ai mund të jetë partneri i një shoqeje të saj me të cilën po kalon pushimet. Këngëtarja ka bërë një reagim të ashpër, ku i ka mohuar këto zëra, duke theksuar se personi në fjalë është një mik i vjetër dhe se edhe nëse do të kishte një lidhje, nuk do ta ekspozonte publikisht në atë mënyrë. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar ashpër përfshirjen e njerëzve të rrethit të saj shoqëror në thashethemet publike.
Postimi i plotë
Mirëmëngjesi sot popullit të nderuar të Shqipërisë. E di që mbase do habiteni për këtë reagim, por ky reagim nuk është aspak për mua pasi unë me ju jam mësuar. S’më bëni më asnjë përshtypje, as ju as niveli që posedoni. Ky reagim është vetëm për shkeljen e të drejtave të personave të dytë ose të tretë, dhe shpifjes.
Ju kam lënë jo vetëm dy ditët e fundit, por për nja 6-7 muaj të flisni çfarë t’ju dojë e zeza zemër (se nuk e keni të bardhë) për mua dhe nuk jam ndjerë. A mund t’ju denoncoja? Patjetër. A mund t’ju a mbyllja gojën me një tek argument? Absolutisht. A ja vlen t’i humbasësh sekondat dedikuar jo? Kategorikisht jo.
Ky reagim sot shkon vetëm për respekt të jetës dhe privatësisë së rrethit tim shoqëror, që nuk ju a ka fare, po fare ama për borxh. Video-ja pasardhëse dhe gjithçka që do shihni, le të jetë për ju një mësim se si të masni pak më mirë tastierën e telefonit dhe gojën herën tjetër përpara se të na shtoni listën, se sigurt edhe me tim atë po të më shihni do shkruani, “Partneri i ri i Egli Takos +50 vjeç, ja se si e shkatërroi familjen”. Stop, mjaft është mjaft. Ah dhe diçka mendoni se jam kaq e cekët sa t’ju dal kaq hapur me një partner, edhe nëse do kisha. Kalo bukur shqipe.
KOHA JONË SONDAZH


