Në Suedi për versionin final të ”Ktheju tokës” (FOTO)
Një pjesë e ekipit të këngës shqiptare në Eurovision ndodhet në Suedi për të regjistruar versionin final të këngës ”Ktheju tokës”. Nga ajo që kemi mësuar nga është se kënga nuk do të pësojë ndryshime, teksti do të mbetet në gjuhën shqipe por do të shkurtohet për t’ju përshtatur rregullores së Eurovision-it.
Për një cilësi më të mirë të audios, këngëtarja Jonida Maliqi, së bashku me kompozitoren dhe tekstshkruesen Eriona Rushiti, me orkestruesin Enis Mullaj dhe drejtorin artistik të Festivalit, Sokol Marsi, ndodhen në studion prestigjoze “Svenska Grammofonstudion” në Gothenburg të Suedisë.
Në këtë studio kanë regjistruar emrat më në zë të muzikës botërore si Ed Sheeran, producenti Max Martin, këngëtari Mans Zelmerlow që ka përfaqësuar Suedinë në Eurovision, e shumë të tjerë.
Gjithashtu kjo studio ka bashkëpunuar me të mëdhenjtë e muzikës si Michael Jackson, Aretha Franklin, Stevie Winder, ndërkohë në studio janë instrumentat e Freddie Mercury, David Bowie dhe The Rolling Stones.

KOHA JONË SONDAZH

