“Nëse martoheni bashkë…”/ Çfarë u premtoi Luizi, Nitës dhe Bledit?
Mbrëmjen e djeshme, teksa disa banorë po qëndronin jashtë kanë ngacmuar Nita Latifin dhe Bledi Manen për një lidhje të mundshme mes tyre.
Këngëtarja është shprehur se nuk ka pëlqim, ndërsa Bledi ka thënë se në ‘fillim shoqëria e pastaj dashuria’.
Nita tha se kënaqen kur rrinë bashkë, por duhet që të shohin edhe nëse u ecën muhabeti pasi të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
Nga ana tjetër, Luiz Ejlli u premton se nëse martohen bashkë, ai dhe Kiara Tito do tu bëjnë një dhuratë të gjigande. Këtu ndërhyn edhe Efi Dhedhes, e cila thotë ‘edhe prej meje se do më vish nuse në Përmet’.
Por këtu Kiara ka një ide, pasi i thotë Efit se ajo do i bëjë make-up-in dhe Nita pranon.