”Nëse nuk vjen me motrat, shoqërojini me forcë”, Adelina: S’jam kriminele
Këngëtarja ikonike dhe shumë e dashur nga publiku, Adelina Ismaili ka reaguar pas vendimit të gjykatësit Agron Kuçi, i cili ka kërkuar nga Policia që t’i shoqërojë në gjykatë motrat Ismaili edhe forcërisht nëse është nevoja, në seancën ndaj Enver Sekiraqës.
Adelina ka mohuar të jetë në kërkim, duke thënë se ka mbi 10 vite që endet në gjyqe. Ajo ka theksuar se kjo ngjarje, ku me motrat ka qenë thjesht dëshmitare, i ka rrezikuar jetën dhe i ka prishur imazhin në karrierën e saj si këngëtare.
“Asnjë polici nuk është në kërkim timin as të motrave të mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodh para 15 viteve dhe kemi bashkëpunuar me të gjitha institucionet e RKS për zbardhjen e rastit.
Më shumë se 10 vite jemi në gjyqe dhe në polici sa herë është kërkuar nga ne duke rrezikuar edhe jetët tona nga banda kriminale që na kanë kërcënuar pa ndal dhe vazhdojnë, mos të flasim për dëmtim të imazhit dhe të gjithë reperkusionet negative që ka pas në jetët tona profesionale. Ky rast përsëritet cdo 3 vjet tash dhe nuk merret vendimi final”.