Nevina Shtylla: Në TV ka presion për të bërë operacione plastike
Shumë nga vajzat e ekranit shqiptar, për t’u dukur sa më bukur, iu janë nënshtruar operacioneve plastike.
Një prej tyre, Nevina Shtylla, thotë se ato janë nën trysni për të bërë operacione, pasi duhet të duken sa më të bukura.
“Rrudhat varet sesi të zë pleqëria ndonjëherë, se tek disa njerëz janë edhe të bukura.
Unë nuk jam komplet kundra ndërhyrjeve estetike dhe atyre kirurgjikale, ka persona që e kanë të domosdoshme këtë gjë dhe le ti bëjmë.
Shumë mirë që ekziston dhe është mundësia për të rikuperuar një defekt që mund të kenë.
Unë personalisht kam pasur edhe trysni, e kam menduar nëse duhet të bëjë ndonjë ndërhyrje apo jo.
Ishte një postim që më dërguan me gjoksin e bërë, hundën dhe buzët. Gjoksin e zvogëlova se e kisha të madh (qesh).
Ndihem mirë me veten time kështu si jam, nëse Zoti do më kishte bërë me një trup tjetër ndoshta edhe do të kisha bërë dy-tre ndryshime”, ka thënë ajo.