Nevina Shtylla zbulon si e bleu makinën e shtrenjtë
Moderatorja shqiptare Nevina Shtylla ishte e ftuar si gjithmonë në rubrikën ‘Trotuar’ të emisionit ‘E diell’.
Ajo ka folur për jetën e saj private si dhe për shpenzimet që bën.
Moderatorja ka treguar se me rritjen profesionale, rritet dhe kërkesa për t’u paguar më shumë, kështu i lejon vetes të shpenzojë më shumë se zakonisht.
“Në momentin që unë rritem ekonomikisht, normalisht unë kërkoj edhe më tepër nga bashkëpuntorët apo sponsorët për postimet, qoftë edhe për punën. Me rritjen profesionale, rritet edhe kërkesa”, është shprehur Nevina.
E pyetur se ku ka shpenzuar para, vetëm për pak status, moderatorja ka zbuluar se kur ka blerë makinën.
“Tek makina, por dhe makinën e kam marrë me bashkëpunim. Ka qenë arsyeja kryesore sepse investova për të marrë makinën e re. Po nuk futet tek të shtrenjtat. Krahasuar që mund të kisha marrë një të përdorur, mora një të re.