Ngjyra më elegante e vjeshtës: Si ta kombinoni blunë për një pamje më joshëse
Bluja është një ngjyrë që e duan të gjithë, padyshim edhe nuancat e saj. Një ngjyrë relaksuese, e rafinuar dhe super elegante, por në të njëjtën kohë misterioze dhe joshëse. Me pak fjalë, një ngjyrë me të cilën mund të luani shpesh përsa i përket pamjes. Por si ta kombinoni blunë në mënyrë perfekte dhe për të arritur efektin elegant që kërkoni?
Bluja me të bardhën
Një nga kombinimet më të lehta është padyshim ai me të bardhën: një kontrast i qartë dhe vendimtar që nuk e humb elegancën. Një pulovër blu me një palë xhinse të bardha ( jo ato që vishen vetëm në verë) kombinuar me një palë atlete, është ideale për kohën e lirë.
Bluja me vjollcën
Për të krijuar një veshje të rafinuar dhe sensuale në mbrëmje, mund të kombinoni dy nuanca intensive që përmirësojnë njëra-tjetrën. Kombinoni blunë (ndoshta në një hije të errët) me vjollcën, së bashku më një palë taka ngjyrë neutrale. Rezultati përfundimtar do të jetë padyshim shumë i lartë.
Bluja me jeshilen
Një tjetër ngjyrë me të cilën bluja shkon është jeshilja. Provoni të kombinoni një këmishë elegante me një palë pantallona jeshile të ndritshme. Me një çantë lëkure të bardhë, efekti do të jetë “wow” dhe më i dukshëm.
Blu + Blu
E fundit por jo më pak e rëndësishmja…blu + blu. Po, sepse do të ishte një gabim i madh të mos merret në konsideratë kjo alternativë e përzierjes së nuancave të ndryshme të kësaj ngjyre. Një fund blu i errët me një triko blu pastel, kombinuar me një palë çizme me takë të lartë do të bëjnë të dukeni perfekte. /abcnews.al