Nis lidhjen me modelin, por Dua Lipa nuk fshin fotot me ish të dashurin

Dua Lipa ka nisur një lidhje të re me vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Këngëtarja konfirmoi lajmin ndërsa u shfaq duke u puthur dhe përqafuar me modelin, Anwar në Festivalin BST, Hyde Park.

Dua nisi lidhjen me të dashurin 3 vite më të vogël vetëm tre javë pasi përfundoi marrëdhënien me Isaac Carew.

Por ylli i popit duket se e ka akoma mendjen tek ai.

Këngëtarja nuk ka fshirë asnjë postim nga rrjeti i saj social që ka postuar me Isaac.

23-vjeçarja është ndarë edhe një herë tjetër nga kuzhinieri por u rikthyen sërish bashkë.

Dua u lidh me Isaac që nga viti 2013. Ata u ndanë në vitin 2017 para se të pajtoheshin në janar 2018.

Tani pritet të shohim nëse do kthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

SHKARKO APP