Një bashkëshort si Justin Bieber! Lexoni dedikimin e ëmbël që i bëri Hailey-t

Këngëtari Justin Bieber nuk heziton ti shprehë dashurinë publikisht partneres Hailey. Këtë herë, ai ka publikuar një fotografi ku po ecin të kapur për dore dhe tregon se cfarë ndikimi ka modelja në jetën e tij.

“Do të jemi më të mirë tek të 70-at zemër. Të dua çdo ditë e më shumë. Ti më vë përpara sfidave, më jep forcë dhe je shumë herë më e paparë se unë dhe jam në rregull me këtë”, shkruajti Justin.

Para disa ditësh, Justin foli për luftën me depresionin, drogën dhe famën.

Ai tregoi se ndihej i paaftë pasi njerëzit bënin cdo gjë që dëshironte dhe llogarinë bankare e kishte të mbushur me miliona që në moshën 17-vjecare.

SHKARKO APP