Një tjetër gafë në ”Miss Universe 2019”. ”Stop me injorancën”
Pas gafës së 2015-s në Miss Universe, ku Steve Harvey ngatërroi fituesen e vendit të parë, një tjetër gafë e vendosi së fundmi në qendër të vëmendjes. Në vitin 2015, ai shpalli fituese Miss Kolumbinë ndërkohë që fituesja e vërtetë ishte Pia Alonzo Wurtzbach, konkurrentja nga Filipinet.
Të dielën mbrëma (8 dhjetor) teksa deklaroi se Miss Kolumbia, Gabriela Tafur Náder, u kualifikua në Top20, Gabriela i tha me shaka: “A je i sigurt këtë herë? Apo më duhet të kthehem mbrapsht?”. Në vijim, ajo shtoi se “populli i saj e ka falur për gabimin”. “Ti më ke falur. Populli më ka falur, por jo karteli i drogës. Ata nuk e kanë harruar”,-tha ai. Fill pas kësaj, njerëzit shpërthyen në Twitter.
“Kam nevojë të di, a e ka kërcënuar ndonjë nga karteli i drogës Steve Harvey-n? A mund të ma shpjegojë njeri këtë shakanë? Nuk është për të qeshur, është ofenduese. Droga na ka njollosur me gjak e dhimbje. Tregohuni të respektueshëm dhe ndaloni së bëri shaka me një gjë të tillë. Stop me injorancën”,-shkruan dikush. Deri tani, nuk ka asnjë reagim nga ana e Harvey-t pas gafës në Miss Universe, kompeticion ku fituese u shpall Miss Afrika e Jugut, Zozibini Tunzi.