“Një vakt e hëngri prej meje”/ Fjoralba flet për përplasjen me Olti Currin

Moderatorja Fjoralba Ponari duket se vijon të mbajë qëndrim ndaj opinionistit Olti Curri për ironizimin që ky i fundit i bëri pak kohë më parë në “Instagram”.

Në puntatën e djeshme të spektaklit “E diell”, pasi u pyet për përplasjen e tyre verbale nga Dalina Buzi, Fjoralba u shpreh se nuk lejon askënd që t’i shtrembërojë imazhin dhe aq më pak kur synohen përfitime vetjake.

“Nuk dua ta trajtoj si rast specifik sepse mendoj që kam marr mjaftueshëm vëmendje nga kjo gjë. Komente negative ka pasur edhe përpara këtij rasti edhe gjatë këtij rasti, të cilat nuk më kanë penguar që të vazhdoj drejt suksesit që aspiroj.

Përsa i përket rastit në fjalë, unë nuk lejoj që një njeri të shtrembërojë imazhin tim duke u kapur, duke cunguar një lapsus, një gabim njerëzor për përfitimet e tij vetjake. Këtu është limiti. Një vakt e hëngri prej meje dhe aty u mbyll”– u shpreh Fjoralba Ponari.

 

SHKARKO APP