Një verë e veçantë, enkas për ”Game of Thrones”

Po kërkoni diçka për të ngritur dolli për edicionin final të “Fronit të Shpatave”? Një prodhues vere francez dhe fans i serisë epike, ka zhvilluar versionin e tij të verës “Dornish”, e preferuara e Tyrion Lannister. “E kuqe si gjaku dhe e ëmbël si hakmarrja”, e tillë është vera e preferuar e të fismëve të Dornit, një prej shtatë mbretërive të botës së fantazuar të Uesteros, ku edhe zhvillohet saga.

Thibo Bardet-it, nga rajoni Shën Emilion i Bordosë, ideja i lindi në 2016-ën, kur po shihte një episod ku shfaqej Tyrioni, një karakter qendror që rrallë herë shihet pa një gotë në dorë. “Ne menduam: A nuk do të ishte diçka e mirë të shijonim atë që ai po pi. Doja të bëja një nderim special duke krijuar një verë që mund të pihet në “Fronin e Shpatave”. Nuk u përpoqa të bëja verën më të mirë të mundshme, por verën që do të ishte më e afërt me serinë”, tha Bardet.

Që kur show u lancua tetë vite më parë, ideja e Bardet çoi në krijimin e dy verërave të veçanta: verës Dornish dhe një tjetër të quajtur The imp’s delight. Seriali, që është shfaqur premierë në SHBA në 2011-ën, është një adoptim i pesë novelave fantazi të Xhorxh R.R. Martin, me serinë e tetë dhe të fundit që po shfaqet tani në 186 vende të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?