Njerëzit kanë vetëm 1 emër në mendje për bebin e Sarës dhe Ledionit
Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, Sara Hoxha njoftoi se së shpejti ajo dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë dytë. “Po vjen një tjetër kryeqytet europian!”- shkruan ajo në foton ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Duke marrë parasysh emrin e bebushit të parë, të quajtur London Noor dhe sinjalin e ri që vetë Sara dha për emrin e bebit të ardhshëm, komentuesit ishin në një mendje. Mes shumë urimeve për shtatzëninë, një pjesë e mirë e ndjekësve i dhanë çiftit opsionin më të bukur (sipas tyre)për emrin e bebes, nëse është vajzë.
Pra, nëse bebushi numër dy është vajzë, njerëzit duan që Sara dhe Ledioni ta quajë Paris. Edhe pse mendimi i parë kur dëgjojmë emrin Paris është qyteti i dashurisë, ky emër e ka origjinën nga Greqia e lashtë dhe është gjerësisht i përdorur për vajza në botë.
KOHA JONË SONDAZH

