Njerëzit po organizojnë protestë kundër ndarjes së Norës dhe Robertit

Sot në “Gjëra që s’i kishim dëgjuar më parë”, njerëzit po organizojnë një protestë kundër ndarjes së Nora Istrefit dhe Robert Berishës. Faqja në Facebook e Kukunews.net e cila ndiqet nga më shumë se 83,000 njerëz organizoi një event.

”Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera”, është titulli i eventit ku ndër të tjera shkruhet: “U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje. Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen dhe për t’i thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës”.

Më tej shkruhet, “Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë”. Këtë herë bëhet fjalë për probleme kombëtare (jo personale si ai i Norës dhe Robertit) si për shembull korrupsioni dhe zgjedhjet. Gjëra të vogla domethënë. Përmenden edhe probleme meteorologjike si i nxehti afrikan.

Besojeni ose jo, deri tani më shumë se 6,695 njerëz janë të interesuar. Kaq.

SHKARKO APP