Nora Istrefi ngre temperaturat, performancë me katër meshkuj të zhveshur në skenë (Foto)
Nora Istrefi ka pasur një nga performancat më të hot të kësaj vere mbrëmjen e kaluar së bashku me reperin e njohur Gjiko.
Ata performuan në skenën e Zone club në Prishtinë, ku para publikut prishtinas prezantuan hitin e tyre “Gabime”
Por, në performancën e saj individuale, Nora u shoqërua nga katër meshkuj të zhveshur, të cilët kërcenin me këngët e saj. Nora ndryshe dukej e përkryer në fustanin e bardhë të disenjuar nga Valdrin Sahiti.
Nora Istrefi është këngëtarja më aktive shqiptare këtë verë, duke mposhtur të gjitha konkurrentet e saj.