Nuk ka lexuar kurrë një të tillë, por libri i saj është më i shituri në Itali

Ish-pjesëmarrese në “Uomini e Donne” dhe një nga bloggeret më të ndjekura në Instagram me mbi katër milionë fansa, Giulia De Lellis po shijon një tjetër sukses.

Libri i saj i parë, që del në treg më 17 shtator mezi pritet nga publiku, edhe pse vetë Giulia ka deklaruar se ajo nuk ka lexuar kurrë një libër në jetën e saj.

Pas lajmit se libri është gati, shumë lexues i janë drejtuar Amazon për të porositur “Brirët rrinë mirë tek të gjithë, por jo tek unë”.

Falë këtij interesimi të madh, libri i saj pa dalë ende në treg fizikisht është ngjitur në renditjen e librave më të shitur në Itali.

SHKARKO APP