“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos nga ti”, Efi përplaset me motrën e Olta Gixharit në studio

Si çdo person i eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Efi është e ftuar sot në “Big Brother Fan Club”, ku ka folur për daljen e saj dhe raportet me banorët.

Por opinioniste e emisionit sot ishte pikërisht motra e Oltës, Gerta Gixhari, që nisi të ngrinte menjëherë tonin e zërit me Efin dhe t’i kundërvihej për çdo përgjigje.

Megjithëse tha se kishte ardhur si gazetare dhe s’do ta komentonte lojën e Oltës, ajo sërish tregoi “inatin” e saj për Efin si konkurrente dhe faktin që ajo ishte “grup” me Luizin. Madje, një kakofoni u krijua në studio dhe dy vajzat patën një përplasje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti.”- i tha Efi asaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-konkurrentja u shpreh se ishte i padrejtë eliminimi i saj.

“Mënyra sesi dola nuk ishte fare e këndshme. Dea ishte vetëm një ushtar, nuk e kam me të. Normal që e kam me Oltën.”

Gjithashtu ajo shtoi se i kishte dëgjuar të gjitha ofendimet, kërcënimet e bisedat horror në shtëpi, që nuk u transmetuan.

“S’më duket normale që jepen gjërat që Luizi thotë, ndërkohë që nuk jepen gjërat që fliten për të nga Dea dhe Amos (t’i lidhim, t’i djegim) dhe i japin moral pikërisht atij personi.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?