“Nuk kanë shërim”, Kim Kardashian tregon si mësoi se vuante nga 2 sëmundje

Në një pjesë shkëputur nga episodi i fundit i “Keeping up with the Kardashian”, Kim u zgjua e tmerruar pasi duart e saj ishin enjtur dhe ishin mpirë.

Fillimisht Kim mendoi se mund të ishte efekt anësor i ndonjë ankthi, pasi ajo priste fëmijën e saj të katërt, Psalm West, gjithsesi vendosi të shkojë të takojë një mjek.

“Më duhet të shkoj te mjeku dhe të shoh se çfarë po ndodh sepse nuk mund të jetoj kështu”, tha ajo.

38-vjeçarja bëri disa analiza gjaku, ndërsa pritja e përgjigjeve të tyre ishte shumë stresuese për të

“Unë jam në pritje të një fëmije, jam në shkollë. Trembem kur filloj mendoj sesa shumë do të ndryshojë jeta ime nëse kam diçka serioze”, dëgjohet të thotë Kimi.

Në fund të episodit, mjekja e saj e thirri dhe i tha që testet dolën pozitive për artritin reumatoid dhe antitrupat e lupusit. Doktoresha i tha se përveç enjtjes, ajo mund të kishte ethe, skuqje, plagë dhe lodhje.

Artriti reumatoid dhe Lupusi nuk kanë shërim, por mbahen nën kujdes me trajtime dhe ilaçe që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.

SHKARKO APP