Nuk mori pjesë në “VMAs”, çfarë e mbajti Dua Lipën larg ceremonisë

Më 26 gusht në New Jersey u zhvillua ceremonia e rëndësishme e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”. Pjesë e eventit u bënë artistë të njohur në të gjithë botën, megjithatë u vu re se, Dua Lipa nuk parakaloi në tapetin e kuq, madje nuk u duk fare as gjatë natës.

Edhe pse ishte e nominuar në disa kategori, këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi të mos marrë pjesë duke i habitur të gjithë.

Sipas “Daily Mail” këngëtares i është prishur makina teksa po udhëtonte në një rrugë në Los Angeles. Nga fotot e publikuara shihet se Dua është detyruar të ndalojë në një karburat dhe duket mjaft e tensionuar teksa pret që miqtë e saj të rregullojnë mjetin.

Por pavarësisht përpjekjeve makina nuk është rregulluar në kohë dhe për pasojë këngëtarja nuk mori pjesë në ceremoninë e rëndësishme.

SHKARKO APP