”O k*rvë”, Dea Mishel shpërthen ndaj deputetes Iris Luarasi: E përdor feminizmin për t’u viktimizuar
Dea Mishel ka reaguar pas shoqërimit nga policia të aktivistes Arvina Lleshi, pas përplasjes me deputeten socialiste Iris Luarasi gjatë protestës të martën. Në reagimin e saj, ish-banorja e ”Big Brother” kundërshton deklaratat e Luarasit, duke theksuar se cilësimet “hajdute” dhe “vegël e qeverisë” janë pjesë e kritikës politike dhe nuk përbëjnë antifeminizëm apo dhunë me bazë gjinore. Ajo i kërkon deputetes, të cilën e cilëson si akademike dhe feministe, të bëjë dallimin mes kritikës politike dhe sulmit për shkak të gjinisë.
Reagimi i plotë
Iris Luarasi, o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore ose, ndryshe, antifeminizmit, të sulmosh një grua, në moral, në parim. Nëse do të ishe cenuar në këtë mënyrë, si feministë, do të të mbroja dhe unë. Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje është tërësisht tjetër. Dy vajza që të quajtën vegël të qeverisë së korruptuar dhe hajdute, dhe nuk janë antifeministe. Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria, ku ti bën pjesë.
Do të shpresoja që një akademike si puna jote do ta dinte ndryshimin midis këtyre dy termave bazikë dhe nuk do ta përdorte feminizmin për t’u viktimizuar. Është shumë e turpshme ta bëjë një njeri që pretendon se është feministe. Të përdorin kauzën dhe ta shtrembërojnë sipas nevojës së vet.
Në qoftë se do të ishe kaq feministe, Iris, do të kishe dhënë një përgjigje pak më të saktë kur të pyetën për skandalin e Onkologjikut, ku nuk ka ilaçe. Në Onkologjik ka gra që dihet që vuajnë nga kanceri, por ti jep një përgjigje për të dalë nga situata skandaloze aq e tmerrshme, sa dhe vetë e di dhe e ke fshirë nga çdo rrjet social.
Nëse do të ishe feministe, nuk do të kishe urdhëruar që Arvina të arrestohej në mënyrë çnjerëzore. Duhet të kishte marrë një lajmërim dhe jo të arrestohej në mes të natës nga policia, që duken si hajdutë, duke e marrë nga taksia me të cilën do të shkonte në shtëpi.
Nëse do të ishe feministe, do e kishe respektuar revoltën e qytetarit të shtetit tënd dhe nuk do ta poshtëroje atë, nuk do ta arrestoje atë në mes të natës si kriminele. Iris, ti thjesht po i mëshon faktit që je kriminele, ti po i jep të drejtë asaj vajze.
Çfarë thotë kjo për sigurinë e vajzave në vendin tënd? Që, nëse ne ngremë zërin dhe flasim, mund të dalim në rrugë dhe të arrestohemi në mënyrë të dhunshme nga policia e shtetit, pa asnjë lajmërim? Vajza ka shenja në trup që ia ka bërë policia e shtetit. Ku mund të ankohet ajo për këtë gjë? Ma thuaj ti, si feministe! Nëse policia të ka ushtruar dhunë në mënyrë të padrejtë, atëherë ku mund të drejtohesh ti për t’u mbrojtur? Ma thuaj ti, Iris, si feministe!
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

