“Olta debaton ndryshe me Luizin”/ Çfarë mendojnë banorët për dy kundërshtarët?

Nita, Fotini dhe Qetsori mendojnë se kohët e fundit, Olta ka ndryshuar sjellje me Luizin. Sipas Nitës, ajo debaton ndryshe tani dhe tonin e zërit nuk e ka aq të lartë siç e ka patur më parë, në debatet e ashpra që janë zhvilluar mes tyre.

Sipas Qetsorit, dalja e Armaldos e ka lodhur shumë Oltën, ndaj dhe ajo po mban këtë qëndrim. Fotini nga ana tjetër u shpreh se atmosfera në shtëpi, ka ndryshuar shumë krahasuar me ditën e parë të hyrjes së tyre në shtëpi.

Ajo tha se në shtëpi nuk ka më harmoni si ditët e para, nuk ka më të qeshura, gallata apo lojëra. Qetsori u shpreh se publiku ka nevojë edhe për debate dhe jo vetëm për lojëra e të qeshura.

Nita tha se banorët janë të lodhur dhe se energjia është shteruar dhe nuk është e njëjtë me ditët e para të nisjes së këtij edicioni.

SHKARKO APP